Qeveria i përgjigjet BE- së për letrën e dytë: Haradinaj mbështet Thaçin

Mos i humb

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur një letreje të dytë që erdhi nga Bashkimi Europian ditëve të fundit, e ku kërkohej nga Qeveria që të përkrahte dialogun aktual që udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

BE- ja thoshte në letër se kundërshton fuqishëm qëndrimin e Haradinajt për “ngecje të dialogut”, duke potencuar se dialogu në nivel presidentësh po shënon progres.

“Ne po ashtu fuqishëm nuk pajtohemi për vlerësimin tuaj që dialogu po ngec. Është krejt e kundërta, gjatë drejtimit të dialogut nga dy presidentët janë bërë hapa të qëndrueshëm, drejt progresit. Në kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Europian në dhjetor dhe kemi marrë porosi inkurajuese për mbështetje”, thuhej në letrën e BE-së.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është përgjigjur ndaj letrës së BE-së, duke deklaruar se janë në përkrahje të presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës në baza të rregullta komunikon me Bashkimin Europian. Ne jemi të perkushtuar për dialog. Bazuar në kompetencat që ka, Qeveria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saja për një dialog konstruktiv dhe në të njejtën kohë respekton dhe mbështet Presidentin në këtë proces, bazuar në kompetencat e tija Kushtetuese”, ka thënë zëdhënësja Donjeta Gashi.

Sidoqoftë, më herët Qeveria ka futur si pikë të parë të rendit të ditës një propozim të Haradinajt lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë, e cila duket se nuk po ka një përkrahje të BE’së, për shkak se po cilësohet si “aksion dhe deklaratë e parakohshme”.

“Ne mendojmë se aksionet unilaterale apo deklaratat e parakohshme, nga cila do palë, vetëm mund ta dëmtojnë dhe ngadalësojnë progresin e arritur brenda kornizësë së dialogut. Tash është koha për të shpjetuar arritjen e marrëveshjes së obligueshme ligjore e cila do të adresojë të gjitha çështjet për normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e BE’së, në pikën ku flitet për dialogun.

Ndryshe, javën e kaluar u votua ekipi negociator me përbërje të Qeverisë dhe opozitës, të cilën gjë e përshëndeti presideti Thaçi, mirëpo nuk u theksua nga vetë ekipi nëse do të përkrahin presidentin në negociatat për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit