
Pra pak minutash ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ndërsa, kryeu i Qeverisë, Ramush Haradinaj me të filluar takimi ka dhënë një premtim të fortë.
Duke folur për procesin e bisedimeve me Serbinë, Haradinaj ka thënë se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë.
Haradinaj ka theksuar se në dialog qëllimi është arritja e një kontrate mes dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.
Ndërkohë që Haradinaj ka kujtuar edhe një herë se nuk do të tërheqë vendimin për taksën 100 për qind ndaj Serbisë deri kur kjo e fundit ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran.


