Imami i Al-Aksasë dënon deklaratat anti-turke të Netanyahut

Mos i humb

Sheik Ekrima Sabri, imam në Xhaminë Al-Aksa të Kudsit Lindor të okupuar, ka dënuar kritikat e fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur për Agjensinë Anadolli, Sabri, i cili është gjithashtu kreu i Këshillit të Lartë Musliman të Kudsit, ia ka atribuuar deklaratat e Netanyahut faktit se Izraeli “nuk dëshiron që ndonjë vend të mbështesë çështjen palestineze”.

“Izraeli është mësuar të shtrembërojë faktet. Por bota e di të vërtetën”, tha Sabri.

Palestinezët, shtoi ai, “e vlerësojnë popullin turk, presidentin dhe qeverinë për mbështetjen e palëkundur për të drejtat palestineze, veçanërisht në lidhje me Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa”.

Në një sërë cicërimash në rrjetin social Twitter të dielën, Netanyahu sulmoi presidentin turk për operacionet e Turqisë kundër terrorizmit në juglindje të vendit dhe lidhur me çështjen e Qipros.

Erdoğan iu përgjigj deklaratave të Netanyahut duke e përshkruar Izraelin si një promotor të “terrorizmit shtetëror”.

Lidhur me planin e Izraelit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, Sabri tha se palestinezët nuk kanë shumë shpresë për këto votime.

“Netanyahu mund të përshkallëzojë tensionet për të fituar popullaritet dhe të shpërqendrojë publikun nga akuzat e shumta me të cilat përballet”, tha Sabri.

“Ne nuk kemi shumë shpresë për këto zgjedhje, sepse partitë politike hebreje mbështesin atë që ata i referohen si ‘shtet hebre’ dhe shtypjen e vazhdueshme që i bëhet popullit palestinez”, shtoi imami i Al-Aksasë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit