Limaj nuk e mohon e as nuk e pohon se Ushtria e Kosovës është mbulim i “hapave të dhimbshëm” për Kosovën në dialog

Mos i humb

Përfaqësuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, nuk e ka pohuar e as mohuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është “mbulim i hapave të dhimbshëm”, por, ka thënë se ushtria është vetëm forcim i një shteti.

”Ushtria është vetëm forcim i një shtet”, është përgjigjur Limaj  në pyetjen e  KosovaPostit, nëse formimi i ushtrisë është mbulim i “hapave të dhimbshëm” për Kosovën që do të ndërmerren në procesin e dialogut.

Ndërkohë, Limaj ka bërë të ditur edhe lidhur me diskutimin në takimin me ambasadorët e QUINTIT, ndërsa ka  theksuar se  Ambasadorët e Quintit kanë kërkuar nga Ekipi  Negociator i Kosovës që të angazhohen të inkuadrojnë edhe pjesën tjetër të opozitës në ekip.  Këtë e bëri të ditur, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

“Ideja e takimit ishte që të tregohet serioziteti dhe përkushtimi i  Kosovës në dialogun me Serbinë. I njoftuam ambasadorët me punën që është bërë, fazat e ndërtimit të platformës. Njoftuam ambasadorët për koordinimin që do ta bëjmë me institucionet, Kuvendin, Presidencën dhe opozitën. Treguam se jemi duke i bërë veprimet e fundit për mbledhjen e të gjitha materialeve. Kemi marrë  zotimin nga Presidenti që do të na e dorëzoj materialet që i ka. Të shihen marrëveshjet e mira dhe të ndërtohet një platformë. Ambasadorët na inkurajuan që të vazhdojmë përpjekjet tona dhe që ti inkurajojmë edhe të tjerët në procesin  e dialogut  dhe të shprehin gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Kosovën në këtë hap”, bëri të ditur Limaj.

Limaj, gjithashtu shpalosi axhendën e ekipit, për çka tha ai se në fillim të janarit do të jetë e gatshme platforma e procesit të dialogut të cilin edhe do ta prezantojnë në opinion.

“Do të ju informojmë në 10 ditshin e parë të janarit. Presim që të kemi një vizitë në Bruksel si delegacion shtetëror. Ne atje do të takohemi me zyrtarët që edhe e kanë udhëhequr dialogun deri më tani”, tha Limaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit