
Rreth 90 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut në Gjermani për shkak të erës së fuqishme dhe reshjeve të borës që ka përfshirë disa pjesë të Europës qendrore.
Aeroporti i Mynihut konfirmoi anulimin e fluturimeve. Mëngjesin e sotëm në jug të Gjermanisë, Austri dhe Zvicër kanë rënë disa centimetra borë.
Mediat lokale theksojnë se anulimi i fluturimeve në Mynih ka ndikuar në një nga dhjetë fluturimet në aeroportin e dytë më të madh në Gjermani.


