Emisioni “Ftesë në Pesë” për vitin 2019 e nisi pasditen e djeshme me një të ftuar shumë special.
I ftuari ishte vogëlushi 6 vjeçar Amari, djali gjeni nga Kosova.
Niveli i inteligjencës së Amarit ka rezultuar superiore, duke bërë që ai të zotërojë njohuri që asnjë nga moshatarët e tij nuk i kanë.
Vogëlushi tregoi se flet 7 gjuhë të huaja, të cilat i ka mësuar në mënyrë autodidakte, si edhe njeh flamujt e shteteve të ndryshme të botës.
Bieta e sfidoi për të treguar aftësitë e gjenialitetin e tij dhe Amari nuk zhgënjeu. Ai gjeti flamujt e të gjitha shteteve, duke përmendur Kolumbinë, Qipron, Egjiptin, Greqinë, Britaninë etj.