Limaj e Ahmeti i’a thonë në sy Mohgerinit: Nuk lejojmë ndarjen e Kosovës

Mos i humb

Ekipi negociator i Kosovës në Bruksel ka bërë të qartë se Kosova nuk është e gatshme për kompromise të dhimbshme me Serbinë. Ky ekip pas takimit me zonjën Mogherini konfirmoj se sot në Bruksel është bërë e qartë se qëllimet e këtyre takimeve bëhen për njohje reciproke me Serbinë por assesi nuk do të lejohet një zgjedhje që e ndanë Kosovën.

Para pak minutash, përfundoi takimi i ekipit të dialogut të Kosovës me përfaqësuesen e BE-së Federika Mogerini, kryenegociatori Shpend Ahmeti para gazetarëve ka thënë se nuk do të ketë më çështje të hapura, përfshirë këtu edhe njohjen nga Serbia. Ai bëri të ditur se nga Mogherini janë njoftuar se për marrëveshjen Kosovë-Serbi, BE-ja ka komunikim edhe me Uashingtonin dhe Moskën.

“Ideja është se marrëveshja me Serbinë të arrihet deri në gjysmë të vitit . Sipas Mogerinit, për BE çdo marrëveshje që arrihet do të jetë e pranueshme nëse ka parimet e BE-së” tha Ahmeti pas paraqitjes së tij direkte nga Brukseli pas takimit me përfaqësuesen e BE-së Federika Mogherini. “Ne kemi mandatin e Kuvendit dhe si të tillë përfaqësojmë Kosovën dhe do ti raportojmë Kuvendit. Ne konsiderojmë se Serbia duhet të jetë pjesë e dialogut dhe në fund të arrihet një marrëveshje që në zemrën e saj ka njohje reciproke” tha Ahmeti duke shtuar se Kosova nuk është e gatshme për kompromise të dhimbshme.

Kurse kryenociatori tjetër Fatmir Limaj, tha se në ketë takim ekipi i shtetit të Kosovës ka pasur edhe një kërkesë urgjente që BE në ditët në vijim në agjendë të saj të ketë çështjen e liberalizimit të vizave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit