Banorët e rrugës “Karadaku” në mes të kryeqytetit të “izoluar” nga bora (Foto)

Mos i humb

Bora e cila po bie pa ndërprerë dje edhe sot në Kosovë, ka bërë që shumë rrugë të mbeten jashtë funksionit, apo edhe komunikacioni t të zhvillohet me  shumë vështirësi.

Për shkak të borës së madhe që ende po vazhdon të bie edhe në këto momente,  shumë rrugë në Prishtinë kanë mbetur të pakalueshme për automjete, meqë ato nuk janë pastruar fare.

Nuk është vetëm sot, që rrugët në disa lagje të Prishtinës,  të mos pastrihen nga bora, sikur  rrugët në lagjen “Takuk Bashqe”, si rruga “Xhavit Ahmeti”, dhe  rruga “Karadaku” as sot e as edhe herë të tjera nuk është pastruar, sepse mosmirëmbajtja e tyre tashmë është bërë traditë, kurse banorët mbeten të izoluar sikur të jenë në ndonjë bjeshkë të pakalueshme e jo në kryeqytet.

Se rruga “Xhavit Ahmeti” dhe ajo ”Karadaku”, janë të bllokuara nga bora , shihet edhe në këto foto të cilat një qytetar  i lagjes së lartpërmendur,  ka dërguar në adresë të Kosova Postit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit