Debati për Cakajn, Meta: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm

Mos i humb

Pas shumë reagimesh në lidhje me refuzimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit, ka reaguar Presidenti Meta.

Në një status në Twitter ai shkruan: #Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

“Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ).”-thuhet në arsyestimin e kreut të shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit