Haradinaj për vizitën e Hahn: Taksa ka të bëjë me njohjen nga Serbia, jo me agjendën europiane

Mos i humb

Taksa ka të bëjë me njohjen nga Serbia dhe jo me agjendën europiane, atë për të cilën është palë komisioneri Johannes Hahn, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së tij.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, me MSA-në, agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Ka një taksë, taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo ide apo sugjerim”, tha Haradinaj.

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, do të takohet sot pasdite me kryeministri Ramush Haradinaj.

Hahn vjen në Kosovë pikërisht në kohën kur presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës është duke u rritur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit