Veseli tregon se çfarë u diskutua në takimin me ambasadorin amerikan!

Mos i humb

Takimi ndërmjet Ambasadorit amerikan, Filip Kosnett, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli përfundoj pa asnjë deklaratë për media.

Mirëpo, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për sfidat që pritet të ballafaqohet Kosova në këtë vit.

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti.

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Veseli, derisa premtoi se Kosova do ta ruaj përjetësisht miqësinë me Amerikën.

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit