Lajm i mirë për shoferët e Kosovës që shkojnë në Maqedoni

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar që të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Ndryshe, ceremonia do të mbahet të hënën me 28 janar, në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit