Agim Bahtiri me kamion pastron rrugët e Mitrovicës

Mos i humb

Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë ditës së djeshme kanë vështirësuar qarkullimin me automjete në shumë rrugë në Kosovës.

Për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Mitrovicës, kryetari i tyre Agim Bahtiri ka vendosur që të dalë dhe të ndihmojë në pastrimin e rrugëve.

Në një video të postuar në Facebook, Bahtiri shihet duke vozitur njërin nga kamionit për pastrimin e borës, për të pastruar rrugët në Mitrovicë.

“Pas reshjeve të mëdha të borës, Komuna e Mitrovicës me kompanitë përgjegjëse po bën përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës, qytet dhe në vendbanimet tjera”, ka shkruar Bahtiri në postimimin e tij në Facebook.

Për shkak të reshjeve të madhë të borës, Policia e Kosovës ka bërë mbrëmë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në kounikacion për kujdes të shtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit