Kosova do të kryesojë për dy vite Ditën Botërore të Pastrimit!

Mos i humb

Republika e Kosovës sot zyrtarisht ka marrë besimin e “Let’s Do It World”, për koordinimin dhe kryesimin e Ditës Botërore të Pastrimit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Tallin të Estonisë, i është kumtuar lajmi se Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e koordinimit dhe kryesimit të Ditës Botërore të Pastrimit, për vitet 2019 dhe 2020.

Sipas një komunikate të MMPH-së, Matoshi, ka thënë se ndjehet krenar me të arriturat e Kosovës në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, duke shprehur kështu se vendi ynë ka dhënë mesazh pozitiv në Tallinit të Estonisë për çështjen e mjedisit.

“Kosova këtu ishte model për shumë vende të botës për angazhimin qytetar në përmirësimin e ambientit”, ka thënë ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi, ka falënderuar për angazhim të gjithë aktivistët, vullnetarët dhe qytetarët të cilët për tre muaj iu bashkuan aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Dita Botërore e Pastrimit do të koordinohet dhe kryesohet nga Kosova duke filluar më 21 shtator 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit