Sa ndikon kriza politike në krizat sociale, flet Ramush Tahiri!

Mos i humb

“Kjo qeveri e tanishme ka dështu në politikën ekonomike sepse e ka koncentru buxhetin në një drejtim që është autokton”, kështu u shpreh njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri.

Derisa është pyetur se sa ndikon kriza politike në krizën sociale, Tahiri u shpreh se kjo e fundit i paraprinë dhe ndikon në shfaqjen e krizës politike .

“Është e vetëkuptueshme që kriza politike ndërlidhet me krizën sociale, mbase, edhe e ushqen atë. Kështu ka ndodh gjithmonë përgjatë historisë”, tha Tahiri, derisa ka shtuar se një shtet i cili nuk din të sistemojë vendin që të ec përpara e t’i zhvillojë kapacitetet njerëzore dhe ato që ia ka dhënë natyra, atëherë kriza në atë vend mund të thellohet edhe më shumë.

“Një shtet i cili nuk di të sistemojë punët në atë në mënyrë që vendi të ec përpara, në moment që ka krizë politike e ka mungesë të sundimit të ligjit, domosdo paraqiten probleme sociale dhe politike. Nëse kësaj i shtojmë edhe mungesën e debatit pët të gjetur mënyrat më efikase për të dalë nga kriza, atëhërë, ajo thëllohet edhe më shumë” ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Tahiri ka theksuar edhe faktin tjetër se shumë herë krizat sociale shkaktohen nga krizat politike, e kjo, sipas tij, ndodhë atëhërë kur shfaqen fakteqësi natyrore, ndërsa shteti nuk ka vizion e as mekanizma të duhur për tu përballur me to. Gjë që, në mënyrë shumë normalë ndikon në paraqitjen e problemeve sociale dhe politike.

Më tutje, Tahiri ka shprehur shqetësimin e tij se Kosovës i mungon në masë të madhe kapitali i huaj. Krahasuar me vendet tjerta të rajonit, Kosova qalon shumë në këtë drejtim. Sipas tij, mungesa e investimeve të huaja vjen si pasojë e dukurive negative që janë prezente në Kosovë. Me theks të posaqëm, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Neve nuk na mungojnë resurset. Ne kemi thëngjill e xehe të ndryshme në sasira të mëdha, por nuk kemi kapital të huaj që është investuar në Kosovë. Kosova ka nivel të ulët të eksportit, plus kësaj, të huajtë nuk kanë investuar sa duhet në prodhim. Kjo natyrisht se ndikon në politikat regresive ekonomike të vendit. Një arsye tjetër që ka ndikuar në gjithë këtë, sipas meje, ka thënë Tahiri, janë edhe procedurat e tejzgjatura të lejeve të punës, e sidomos niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit