
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar letër të gjithë kryeministrave të botës, duke i shpjeguar për natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Postimi i plotë:
Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.



