Shqipëria magjepse në një album, Meta mesazh turistëve!

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta, mbase edhe vetë i mahnitur e emocionuar për Shqiprinë magjepse me bukuri natyrore, ai me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë pjesë nga albumi ku pasqyrohen disa nga vendet piktoreske të Shqipërisë.

Kreu i shtetit rikujton se të gjithë të interesuarit, që kanë dëshirë të njohin Shqipërinë duhet të kenë në dorë me patjetër albumin e një alpinisti dhe eksploratori si Fation Plaku.

“Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori.

Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit