
I dërguari i SHBA-ve në Korenë e Veriut, Steve Biegun, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, është “gati për t’i dhënë fund” luftës koreane.
“Mbaroi, është kryer. Ne nuk do të pushtojmë Korenë e Veriut. Ne nuk po kërkojmë të rrëzojmë regjimin e Koresë së Veriut”, tha Biegun për CNN.
Biegun tha se ai ishte “absolutisht i bindur dhe më e rëndësishme presidenti i SHBA-ve është i bindur se është koha për të kaluar 70 vitet e fundit të luftës dhe armiqësisë në Gadishullin Korean”.
Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, Trump dhe Kim do të takohen në samitin e dytë të këtij muaji “diku në Azi”.
Megjithatë, Biegun tha se “Para se procesi i denuklearizimit të jetë përfundimtar, ne po ashtu duhet të kemi një ujdi të plotë të zgjerimit së programeve të raketave të Koresë së Veriut për shkatërrimin në masë. Ne do ta marrim atë në një moment përmes një deklarate gjithëpërfshirëse”.
Në qershor të vitit 2018, Trump dhe Kim mbajtën samitin e parë historik, duke arritur një marrëveshje të cilën kritikët e kanë cilësuar se është tepër e paqartë dhe nuk ka arritur përparim kuptimplotë në shpërbërjen e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut.
I dërguari i SHBA-ve në Phenian e bëri të qartë se trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga Koreja e Jugut si një “koncesion ndaj Kim-it”.
“Ne nuk jemi të përfshirë në asnjë diskutim diplomatik, ndalesë të plotë, që do të sugjeronte këtë ndërhyrje. Nuk është diskutuar kurrë”, shtoi Biegun.
Ai tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte zotuar se do të shkatërronte të gjitha objektet e pasurimit të plutoniumit dhe uraniumit nëse SHBA-të marrin “masa korresponduese”.
“Pikërisht ajo që këto masa janë, është një çështje që planifikoj të diskutoj me homologun tim nga Koreja e Veriut gjatë mbledhjeve tona të ardhshme”, tha Biegun.
Pheniani është nën sanksione të OKB-së që nga viti 2006 që ka dëmtuar ekonominë e saj dhe nuk lejon investime të huaja. Më herët këtë javë, Pheniani kërkoi lehtësim për të “rritur besimin”.


