Limaj jep fjalën: Kompleksi “Adem Jashari” do jetë prioritet i Qeverisë

Mos i humb

Zv/kryeministri Fatmir Limaj ka dhënë fjalën se prioritet i qeverisë së Kosovës në ditët në vijim do të jetë përfundimi i projektit për Kompleksin memorial ‘Adem Jashari. Në takimin e mbajtur sot të Këshillit Ndërministror për Kompleksin Memorial të Prekazit, Limaj ka thënë se Prekazi është dielli i lirisë së Kosovë.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa Kompleksi memorial, është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Prekazi është historia e rrugëtimit tonë. Ju siguroj që të gjithë do të ndihemi krenar kur ta përfundojmë projektin në vendin e shenjtë. Prekazi është dielli i lirisë së Kosovës”, ka thënë Limaj.

Kurse Bekim Jashari ka thënë se kompleksi nuk po rregullohet vetëm pse është ai kryetar, por, sipas tij ka pasur investime edhe më herët. Ai tha se nuk ka çka të shtojë më shumë përveç se të urojë. “Përhajër na qoftë” ka thënë Jashari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit