
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i bëri thirrje ushtarakëve të lartë në ushtrinë e Venezuelës për të mbështetur presidentin e vetëshpallur të vendit dhe liderin e opozitës, Juan Guaido.
Në një mesazh në rrjetin social të Tëitter në të cilin Bolton iu drejtua komandantëve me grada të larta në ushtrinë venezuelase, ai tha se “Komandantët e lartë të ushtrisë Venezuelës, tani është koha për të qëndruar pranë populli të Venezuelës. Kjo është përgjegjësia dhe e drejta juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë e Venezuelës”.
Duke iu referuar një gjenerali në ushtrinë e Venezuelës që ka deklaruar se e njeh Guaidon si president të vendit, Bolton është shprehur se “U bëj thirrje anëtarëve të ushtrisë së Venezuelës për të ndjekur gjeneralin Yanez dhe të mbrojnë protestuesit paqësor që mbrojnë demokracinë”.
– Gjenerali Yanez ka njohur Guaidon
Gjenerali Francisco Esteban Yanez, me detyrë në Forcat Ajrore të Venezuelës, ka deklaruar njohjen e Guaidos si “president të shtetit” dhe ai është ushtaraku i parë me grada të larta që njeh Guaidon.
Venezuela u trondit nga protestat që filluan më 10 janar, kur presidenti Nicolas Maduro u betua për mandatin e dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita. Tensionet u rritën më tej kur Juan Guaido shpalli veten president të përkohshëm më 23 janar.
Midis vendeve që kanë njohur Guaidon janë: SHBA, Brazili, Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Panama, Paraguaji, dhe së fundmi në të njëjtin drejtim është shprehur edhe Parlamenti Evropian (PE).
Ndërsa vendet si Bolivia, Meksika, Rusia, Kina, Irani, Kuba dhe Turqia kanë përsëritur mbështetjen e tyre për qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili pas këtyre zhvillimeve kishte njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, por duke bërë të ditur se do të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare.


