Alibeaj: Urime 8 Marsi për gratë e forta, të vuajtura dhe guximtare

Mos i humb

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj uroi sot të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se “çdo 8 mars një urim nga zemra shkon për të gjithë zonjat shqiptare. Gratë e mençura dhe të forta, të vuajtura dhe guximtare”.

“Ato që për çdo ditë janë nëna të dashura dhe të dhimbsura, familjare të shkëlqyera, profesioniste të zonja e gjithmonë të palodhura”, u shpreh Alibeaj.

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit