Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Mos i humb

Asim Vokshi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua sot, 25 nëntor, para Presidentit Bajram Begaj.

Kujtojmë se Vokshi zëvendëson në detyrë Holta Zaçajn, e cila mbante njëkohësisht edhe rolin e kryesueses së Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë e shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami.

Ajo pretendoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Por “Kushtetuesja” ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit të Vokshit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit