Balla takim me ambasadorin Vos: Holanda mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me Ambasadorin e Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout Vos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Vendeve të Ulëta në procesin e reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

Balla shprehu mirënjohjen për kontributin konkret në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të reformave kyçe.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe riafirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të progresit të mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit