Balluku prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafajn: Profesionist i spikatur

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar sot 30 tetor drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.

Ajo ka vlerësuar punën e bërë nga drejtori i mëparshëm, duke theksuar rëndësinë e kapaciteteve njerëzore në përmirësimin e shërbimeve. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se drejtori i mëparshëm, ka bërë një punë të shkëlqyer.

“Adin e kam njohur kur ishte në krye të Postës së Elbasanit, që është njësia më e mirë postare që Shqipëria ka, ka punuar me shumë pasion për përmirësimin e shërbimeve të postës”.

Balluku vlerësoi drejtuesit e Postës, duke u shprehur se “qeveria mund të investojë shumë në teknologji, por kurrë kapacitetet njerëzore nuk mund t’i zëvendësojë”.

Ajo gjithashtu deklaroi se drejtimi i Postës kalon tani në duart e një profesionisti të sprovuar, duke iu referuar Etjen Xhafajt.

Balluku tha se Xhafaj ka një mision jo të lehtë, për të optimizuar shërbimet e Postës. Gjithashtu, Balluku deklaroi se shërbimet e Postës duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet europiane, pasi Shqipëria synon tashmë hapjen e grup-kapitujve dhe integrimin në Bashkimin Europian.

“Etjeni ka një barrë të rëndë për të përmbushur afate të shpejta për optimizimin e Postës Shqiptare. Rezultatet do të vijnë duke u përmirësuar akoma më shumë dhe më shpejt, pasi koha sot është elementi më i rëndësishëm, pasi Shqipëria synon të hapë të gjithë grup-kapitujt dhe të integrohet në BE”.

Nga ana e tij, drejtori i ri i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, deklaroi se Posta Shqiptare është një vlerë publike, më shumë se një institucion.

Ai u shpreh se institucionit i duhet të fokusohet tek sfidat që vijnë, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar funksionim efikas për qytetarët dhe bizneset.

Etjen Xhafaj vuri theksin te sfidat e këtij institucioni. “Ky institucion ka më shumë se një shekull që ekziston dhe jemi përballë një sfidë përpara. Duhet të fokusohemi tek ajo që vjen dhe të garantojmë një shërbim cilësor për të gjithë qytetarët”.

Ky ndryshim në drejtimin e Postës Shqiptare synon të përforcojë kapacitetet profesionale, të përmirësojë teknologjinë dhe të shkurtojë kohën e shërbimit, duke e kthyer institucionin në një model modern dhe efikas për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit