Bardhi: Deputetët nuk u lejuan të ushtrojnë të drejtën e fjalës

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas përfundimit të seancës plenare me miratimin e pikave të rendit të ditës pa diskutime.

Bardhi e konsideroi të paprecedent zhvillimin e Kuvendit me votim pa debat, duke theksuar se PS kërkon të asgjësojë Parlamentin.

“E drejta e fjalës është thelbësore në parlament funksional. Nëse hidhet në erë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm sepse deputetët ushtrojnë të drejtën e fjalës, duke mbyllur Kuvendin dhe duke mos lejuar debat, praktikisht ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni”, tha Bardhi.

Sipas tij, kurrë në histori nuk ka ndodhur që një mazhorancë që ka 83 deputetë, i ikën debatit dhe e trajton grupin e vet parlamentar si memec dhe karton-ngritës.

“Frika e mazhorancës ndaj debatit parlamentar, tregon edhe cilësinë e qeverisjes”, përfundoi Bardhi.

Pas zgjatjes së debateve jashtë rendit të ditës në Kuvend, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u bëri thirrje deputetëve të opozitës për të vijuar normalisht seancën.

Më pas, ai hodhi në votim dhe Kuvendi miratoi 4 rezoluta vjetore të institucioneve të pavarura, duke mbyllur dhe seancën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit