Për herë të parë që nga 18 Dhjetori i vitit 2021, Lulzim Basha vendosi të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që drejtohet prej tij.
Ky Kuvend ka rreth 7 mijë anëtarë ose delegatë, por siç ndodhi me Këshillin Kombëtar, shumë deputetë e kanë braktisur këtë Kuvend dhe i janë drejtuar grupimit të Sali Berishës, ose kanë preferuar të mos jenë pjesë e asnjërit prej grupimeve.
Kështu ka raportohet se“Do të mbetet për t’u parë se si do i zëvendësojë delegatët“
Ende nuk dihet sa delegatë do jenë fiks në numër sot te Kuvendi që është thirrur te Pallati i Sporteve, megjithatë situata nuk duket shumë optimiste për Bashën.
Prej Majit të këtij viti kur edhe Gazment Bardhi i doli kundër Bashës, duket sikur PD është ndarë në 3 pjesë.
Bardhi deklaroi dhe ditën e djeshme se nuk e njeh Bashën për kryetar dhe theksoi se më datë 2 Shtator nuk ka Kuvend Kombëtar të PD-së pasi nuk e njeh statuti.
”Nuk e ndjek faqen e tij të Facebook-ut, nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të PD. Ai thirret sipas statutit”, tha Bardhi.
Veç këtyre, sjellim në kujtesë se data 29 Korrik e këtij viti solli ‘përplasje’ në radhët e demokratëve pasi sipas rezultatit të Komisionit të Zgjedhjeve Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD.
Këtë vendim e konsideroi nul Këshilli Kombëtar i kësaj partie si dhe 7 deputetë që njihen si mbështetës të Bardhit të cilët dërguan kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike.
Qëndrimi i Sali Berishës nga ana tjetër mbetet konstant, ai e ka deklaruar publikisht se nuk bashkëpunon as me Bashën e as me Enkelejd Alibeajn.


