Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen e  plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën, theksoi ai, nuk ka parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese.

Në një prononcim për mediet jashtë sallës së Kuvendit, Berisha u shpreh se, “vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike”.

Berisha theksoi se kryeministrin Edi Rama e detyruan të mos marrë pjesë në protestën e nesërme.

Megjithatë, shtoi Berisha, “meqë jam në këtë rast, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese”.

“Ka një diskutim aty, ka qenë apo nuk ka qenë. E vërteta është se ata kanë qenë në Tiranë shumicën e kohës. Kanë ushtruar autoritetin aq sa kanë pasur mundësi ta ushtrojnë nga Tirana. Dhe këta nuk janë të parët që ushtrojnë aktivitetin, që udhëheqin nga një vend tjetër. Jo, historia e revolucioneve dhe luftërave çlirimtare ka raste të tjera”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu u shpreh se, PD është kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës.

“Në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës”, tha Berisha, duke shtuar se mbështetësit e tij nuk kanë protestuar përpara gjykatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit