Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu foli mes të tjerash edhe në lidhje me lajmin se PD ka paguar 1.4 mln euro për Chris LaCivita dhe ekipin e tij, në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
“Çdo shqiptar mësoi dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël se ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Nëse shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifra 22 mln etj. Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte 15 herë më e ulët në të vërtetë.
Ekipi i LaCivita ishte ekipi më serioz i botës me eksperiencën më të jashtëzakonshme dhe bëri më të mirën e mundshme, organizuan një fushatë elektorale që nuk e kishin parë kurrë.


