Berisha: Po bëni një gabim historik duke na hequr të drejtën për të pyetur

Mos i humb

Në seancën e sotme parlamentare mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate mes tyre për shkak të pyetjeve ndaj krerëve të institucioneve të drejtësisë, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se me këtë qëndrim po shkelet një nga parimet më themelore të barazisë midis palëve.

Sipas Berishës, ky ndryshim nuk ka lidhje me rregullore apo procedura, por është një manovër politike për të shmangur pyetjet e opozitës mbi çështje të ndjeshme që prekin qeverinë.

Berisha shtoi se “nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet, dhe zotëri, në rregulloren e parlamenteve të të gjithë botës, jo vetëm që jep pyetjen me shkrim, por çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar”.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Berisha tha se “po bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur”.

Berisha e përshkroi situatën në Kuvend si “bunker frike”, ku “mëkatarët me dosje” kërkojnë të mbulojnë skandalet dhe aferat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit