Berisha tha se negociimi për krijimin e dhomës së Senatit dhe reduktimin e numri të deputetëve në Kuvend, do të jetë mes anëtarëve të komisionit, përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.
Pyetje: Jeni i gatshëm të uleni me kryeministrin Edi Rama për Senatin?
Sali Berisha: Nuk kam thënë atë. Kam një komision parlamentar, ai komision nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën. Ai komision parashikon që anëtarët e dy partive të diskutojnë Senatin, po u pranua vetëvetiu numri deputetëve do të reduktohet dhe unë jam për këtë variant.
Nuk është një ide e imja. Është një ide e të ndjerit Sabri Godo. Por qëndron një ide, mund të ketë një Senat dhe reduktim të numrit të deputetëve.
Denoncoj ndërhyrjen, telefonatën e Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori i cili i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme ka marrë vendimin e duhur.
Ju them me garanci të plotë që është kërcënuar. Edi Rama nuk e pranon, por është regjistruar. Altin Dumani është një nga kërcënuesit, i ka thënë pak a shumë: Mendo për kokën tënde. Kërcënimi i Ramës është shumë më tepër. Pse po thërret ti zv/kryeministren… E dëgjuat ju dje kryetarin e KLSH që tha Edi Rama nuk lejon inspektorët për të audituar. A ndodh në ndonjë vend të botës?”, tha Berisha.


