Bezos kundër Musk për dominimin e internetit satelitor

Mos i humb

Jeff Bezos do të konkurrojë me Elon Musk për internetin satelitor. Në fund të vitit 2027 do të nisë projekti i ndërtimit të satelitëve, që parashikohet të lëshohen në orbitë rreth 5 mijë e 400 nga kompania e tij Blue Origin.

Projekti gjigand TeraWave do të ofrojë shpejtësi transmetimi në upload dhe download prej 6 terabit/sek, kudo në botë.

Ky rrjet do t’i shërbejë mijëra kompanive, institucioneve qeveritare dhe data center-eve, që kanë nevojë për lidhje të besueshme për operacione kritike dhe informacione të ndjeshme.

Aktualisht, Elon Musk me programin e tij Starlink ka pozicionuar në orbitë rreth 10 mijë satelitë, që ofron internet me shpejtësi të lartë në çdo zonë të planetit.

Jeff Bezos, me satelitët e programit TeraWave, do të arrijë t’i përgjigjet kërkesave të klientëve që duan një kapacitet më të lartë transmetimi dhe shpejtësi upload-download simetrike, për një lidhje interneti më efikase.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit