Blushi: Lejoni debatin, mos kini frikë nga transparenca

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë e Lirisë Tedi Blushi në seancën e sotme plenare theksoi se deputetët duhet të drejtojnë pyetje ndaj krerëve të institucioneve të drejtësisë.

“Ju ftoj të lejoni debatin, të lejoni pyetjet dhe të mos keni frikë nga transparenca dhe llogaridhënia”, tha Blushi.

Sipas Blushit shumica e deputetëve të mazhorancës “kanë dosje në një institucion, i cili është gjymtyra më e shëmtuar e këtij regjimi represiv”.

Duke ju drejtuar deputetëve të mazhorancës, Blushi shtoi “ju keni frikë nga krimet tuaja, sepse të gjithë prej jush këtu janë me dosje në një institucion, i cili këto dosje o i përdor për shantazh, o i përdor si mjet për të garantuar këtë pushtet kriminal ku partia është shkrirë me shtetin, siç e faktoi edhe raporti i fundit i OSBE-ODHIR.

“Ndaj lejoni që kjo seancë sot të garantojë transparencën dhe llogaridhënien për këto institucione, të cilat me vetëdije dhe me qëllim janë bërë palë e një regjimi represiv, në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj dy liderëve të opozitës, nga këto institucione gjoja të pavarura, që nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë sjellë si armiq me liritë dhe të drejtat e njeriut, si armiq me demokracinë dhe pluralizmin politik”, tha Blushi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit