Kryeministri britanik Keir Starmer, i tha gjatë një telefonate presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se “Rusia duhet t’i japë fund gjakderdhjes së vazhdueshme nga konflikti midis dy vendeve’’.
Një zëdhënës i Downing Street tha se vizitat e ministrave në Ukrainë treguan “mbështetje të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar” përpara përvjetorit të katërt të pushtimit të Rusisë muajin e ardhshëm dhe mes raundit të fundit të sulmeve me raketa dhe dronë.
Udhëheqësit diskutuan progresin e bërë gjatë bisedimeve të fundit të paqes në Abu Dhabi dhe ranë dakord për nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Starmer theksoi se ‘’Ukraina tashmë ka treguar angazhimin e saj për paqen dhe se Rusia duhet t’i japë fund gjakderdhjes së vazhdueshme’’.
” Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur sigurinë e Ukrainës’’, shtoi ai.
Zelensky shkroi në një postim në X pas telefonatës se mbështetja e Britania e Madhe ishte thelbësore… jo vetëm me fjalë, por edhe përmes paketave konkrete të ndihmës për energjinë”.


