Çështja “Beleri”, Rama: Të gatshëm të informojmë PPE

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me një rezolutë të Partive Popullore Europiane, të cilat u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të lejojnë betimin e Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në burg nën akuzën “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

“Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama tha se “e përdora “me siguri”, sepse do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër”.

“Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA dhe BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin”.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi më 1 gusht se ka përfunduar hetimet ndaj Alfred Belerit, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës dhe Pandeli Kokaveshit. Të dy të pandehurit akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

SPAK njoftoi po ashtu se në përfundim të hetimeve paraprake ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit