Shpesh herë teksa blejmë banane gjendemi përballë dilemës se cilat mund të jenë më të shëndetshme, ato që janë me ngjyrë jeshile, apo ato të pjekura më shumë që janë me ngjyrë të verdhë? Një studim i kryer së fundmi nga ekspertë të shëndetit në Japoni ka arritur t’i japë përgjigje kësaj dileme.
Rezultatet e dala nga ky studim që u bë në Japoni, kanë treguar se një banane plotësisht e pjekur përmban TNF (aspekt të nekrozës tumore), një substancë që ka aftësinë për të hequr qelizat anormale në trup. Kur banania është e pjekur, ajo tenton të zhvillojë njolla të errëta në lëkurën e saj.
Prandaj sa më shumë pika të errëta të ketë një banane, aq më shumë e shëndetshme është. Kjo pasi bananet me pika të errëta përmbajnë substanca që kanë aftësinë të rrisin sistemin imunitar të trupit.
Po sipas këtij studimi, duhet të dini se banania plotësisht e pjekur është e përkryer për sistemin tuaj tretës për shkak të sheqerit që përmban dhe absorbohet lehtësisht, ndryshe nga bananet e gjelbra që janë të vështira të treten për shkak të niseshtesë së fortë./Kosova Post/


