Gjatë takimi që mbajti sot në Divjakë me fermerët, Rama tha se duhet që të largohet pasi ka një takim me një delegacion të huaj që nuk e shtyn dot, por për të vijuar me dëgjesat me ta do të qëndrojnë ministrat dhe kreu i bashkisë.
Ai i kërkoi kryeministrit që të mbyllen kufijtë për produktet nga jashtë, që të shesin prodhimet vendase. Rama iu kthye duke i thënë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se kufijtë nuk mbyllen në një ekonomi të hapur.
Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë
Rama: Kjo nuk ekziston
Fermeri: Kam respekt por jam qytetar
Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu
Fermeri: Të njëjtin hall kemi
Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj. Ajo që the nuk ekziston, nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve për produktet, sepse do ti, para se të akuzosh mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Mos më ndërprit, kështu si të them unë.
Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur
Rama: Për çfarë?
Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë
Rama: Kjo nuk ekziston
Fermeri: Kam respekt por jam qytetar
Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu
Fermeri: Të njëjtin hall kemi
Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj


