Egjipt, Sisi u bën thirrje qytetarëve të mos i përgjigjen protestës kundër tij

Mos i humb

Kajro
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, u kërkoi qytetarëve të mos u përgjigjen thirrjeve për protesta kundër tij,

Mediat lokale raportuan se Sisi theksoi mundësinë për të porositur popullin që të dalë në rrugë në tubime në mbështetje të tij.

Në mesin e vitit 2013, Sisi bëri thirrje për tubime në mbështetje të tij kur ai ishte ministër i Mbrojtjes, para se të niste grusht shtetin ushtarak në të cilin rrëzoi të ndjerin Mohamed Morsi, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Sot më herët, Sisi mbërriti në Kajro nga SHBA ku mori pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai u prit nga një tubim mbështetës për herë të parë që kur mori pushtetin në vitin 2014.

Sot pritet që në Egjipt të mbahen demonstrata kundër presidentit, pavarësisht arrestimeve masive të bëra për të parandaluar protestat.

Javën e kaluar, qindra egjiptianë dolën në rrugë për të protestuar kundër rritjes së vështirësive ekonomike për shkak të masave të vazhdueshme të rrepta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit