Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Mos i humb

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan drejt Brukselit, ku me traktorë bllokuan rrugët kryesore dhe i vunë flakën disa kontejnerëve, në shenjë proteste ndaj politikave bujqësore të Bashkimit Europian.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë kur liderët europianë u mblodhën për një samit, ku në fokus ishin politikat tregtare dhe bujqësore.

Fermerët pretendojnë se sektori bujqësor ndodhet prej vitesh në krizë dhe akuzojnë Bashkimin Evropian se po dëmton jetesën e tyre përmes marrëveshjeve tregtare.

Situata u tensionua pranë ndërtesës së Këshillit Europian, ku protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarre, ndërsa forcat e policisë ndërhynë duke përdorur ujë për të shpërndarë turmën.

Kjo protestë rrit presionin mbi drejtuesit e Bashkimit Europian, ndërsa fermerët paralajmërojnë se këto politika mund të ulin çmimet e produkteve bujqësore në tregun europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit