Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar në aksin Bulqizë-Shupenzë. Sipas burimeve policore mësohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash në pikën e karburantit me pronar Q.J.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por deri tani mësohet se dy hajdutët kanë qenë të maskuar.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj grabitje.
NJOFTIMI
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë. Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


