Harris: Do të bashkoj demokratët dhe ne do të fitojmë

Mos i humb

Trump dëshiron ta çojë vendin tonë mbrapa, por ne nuk do të kthehemi më prapa, sepse beteja jonë është për të ardhmen dhe lirinë, deklaroi kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris.

”Nuk kemi frikë të punojmë shumë… Unë dua të bashkoj partinë për të fituar në nëntor sepse kur luftojmë, fitojmë”, theksoi ajo.

Harris tani e ka nominimin të siguruar, ndërkohë që sondazhi i parë nga Reuters-Ipsos, pas tërheqjes së presidentit, i jep asaj një epërsi prej dy pikësh ndaj Donald Trump.

Harris u përqëndrua në mesazhin e saj për të rivendosur fuqinë e demokratëve në një shtet që luhatet, Wisconsin, i cili së bashku me Michiganin dhe Pensilvaninë, përfaqëson murin blu që duhet ”mbrojtur me dhëmbë”.

Ndërkohë, më pak se 36 orë pasi presidenti Biden u tërhoq nga gara, zëvendësja e tij ka siguruar angazhimin verbal të mbi 2 500 delegatëve, shumë mbi kuorumin prej 1 976 për të marrë nominimin.

Delegatët ende mund të ndryshojnë qëndrim, por vetëm disa dhjetëra janë të pavendosur dhe deri më tani nuk është shfaqur asnjë rival.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit