Japonia vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Mos i humb

Qeveria e Japonisë njoftoi sot zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, duke futur në listën e zezë disa zyrtarë ushtarakë të Moskës dhe duke kufizuar eksportet e 80 kompanive ruse.

Në veçanti, sanksionet japoneze synojnë komandantët rusë dhe zyrtarët ushtarakë nga republikat e vetëshpallura popullore të Donetsk dhe Lugansk dhe zonat e pushtuara të rajoneve ukrainase të Zaporizhia dhe Kherson.

Lista e publikuar nga ministria e Jashtme japoneze përfshin, ndër të tjera, komandantin e përgjithshëm kolonel të trupave ajrore Mikhail Teplinsky dhe atë të trupave raketore strategjike ruse Sergej Karakayev.

Ndër kompanitë e prekura nga sanksionet japoneze janë operatori rus i telefonisë celulare ”MegaFon”, Shërbimi Federal për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik, Fondacioni Rus për Projekte të Avancuara Kërkimore në Industrinë e Mbrojtjes, Zyra e projektimit ”Npo Lavochkin” dhe prodhuesi i kamionëve ”Kamaz”.

Qeveria japoneze njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ndalojë eksportet e një numri artikujsh që “ndihmojnë në forcimin e bazës industriale të Rusisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit