Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, nisën në Shkup turin në rajon për promovimin e strategjisë për zgjerim në BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Maqedonia është ndalesa e parë e delegacionit të lartë europian, i cili në axhendë ka takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Georgi Ivanov.
Pasdite, presidenti i Komisionit Europian mbërrin në Tiranë. Më herët këtë muaj, Komisioni Europian publikoi strategjinë e re për integrimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në BE.
Në mesin e këtyre vendeve, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur si vendet më të afërta për t’u anëtarësuar në bllok deri më 2025, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.
Top Channel


