Malaj: Nano, ndër politikanët më të rëndësishëm të tranzicionit

Mos i humb

Sot dhe nesër në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë do të jetë i hapur “Libri i ngushëllimeve” për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili vdiq më 31 tetor në moshën 73 vjeçare.

Ish-kryeministër i Shqipërisë u varros dje në Tiranë, në një ceremoni private në varrezat e kryeqytetit shqiptar, ndërsa para se të varrosej u nderua të dielën me një ceremoni shtetërore.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se Nano përbente një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptar në periudhën e e tranzicionit politik në Shqipëri.

“Fatos Nano unë mendoj se përbënte dhe është një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptarë të periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri, një figurë e rëndësishme dhe me zë një figurë që transmetonte ide e moderoi të majtën shqiptare në Shqipëri dhe për këtë ka lënë një gjurmë që besoj të gjithë shqiptarët e kanë vërejtur”, tha Malaj.

Si bashkëpunëtor i tij, Malaj deklaroi se me vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano politika shqiptare ka humbur një politikan të zotin.

“Mendoj se politika shqiptare ka humbur një politikan të zotinë, një politikan liberal në frymë i cili në momente të caktuara ka ditur të veproj dhe ka ditur të marr vendime të rëndësishme

Libri i ngushëllimeve sot të jetë i hapur sot nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 14:00-16:00. Në orare të njëjta sikurse sot libri i ngushëllime për Nanon në Prishtinë do të jetë i hapur edhe nesër.

Ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano vdiq më 31 tetor në një spital në Tiranë pas disa ditësh në koma.

Të dielën, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë Shqipërisë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të tij në Pallatin e Kongreseve.

Në ceremoninë e lamtumirës së fundit të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano morën pjesë edhe politikanë nga Kosova, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në nderim të Nanos, Qeveria shqiptare 2 nëntorin e e shpalli ditë zi kombëtare.

Fatos Nano lindi në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e transicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit