Mersini: Motoja jonë, Vlora të jetojë 365 ditë me atë intensitet që jeton gjatë sezonit turistik

Mos i humb

Kandidatja e PS për kryetare e bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën, Brunilda Mersini, tha sot se e shikon si një sfidë personale garën për kryetare bashkie.

E ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Mersini tha se dëshiron që të jetë pjesë e ndryshimit të qytetit.

“Njerëzit që duan ndryshime për mirë. Duhen njerëz të cilët duhet të sakrifikojnë komoditetin, duhet të jenë të përgatitur për një realitet që ka padrejtësi e indiferentizëm sepse ndryshe nuk ndryshon asgjë për mirë”, tha Mersini.

Duke u ndalur tek dita e zgjedhjeve, Mersini tha se Vlora është “një qytet që e ka treguar veten gjithmonë që ka një kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare dhe këtë e ka treguar gjithmonë me fitoren e Partisë Socialiste. Zgjedhjet e 11 majit e treguan edhe një herë se angazhimi politik i qytetarëve vlonjat ishte shumë serioz dhe prodhoi 9 mandate. Jam shpresëplotë që angazhimi do të jetë në këtë nivel”.

Mersini tha se synon që Vlora të jetoje 365 ditë me atë intensitet që jeton gjatë sezonit turistik

“Janë të gjithë në një mendje që Vlora ka tjetër standard zhvillimi dhe tjetër dinamikë. Këtu biem dakord të gjithë të majtë dhe të djathtë. I kam vënë vetes ca sfida që besoj tek stafi që do të ngre tek aftësitë e mia si drejtuese që të kem një Vlorë më të pastër. Lagjet e Vlorës kanë edhe probleme të infrastrukturës së përditshme. Dhe kemi një moto për Vlorën që të jetojë 365 ditë me atë intensitet që jeton gjatë sezonit turistik. E duam Vlorën dhe në dimër me të njëjtin intensitet”, tha Mersini.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se Mersini duhet të fillojë punën për zhbërjen e nepotizmit në administratën e bashkisë së Vlorës.

“Shpresoj që drejtorët të vihen në rresht të gjithë të parët. Bruna duhet të marrë gjithë listën e atyre që janë punë dhe të fillojë me gërshërë që të presë degët e nepotizmit atje në Vlorë në administratë.  Për 100 ditë duhen krastitur gjithë pema e nepotizmit”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së saj, Mersini tha se “shpreson të marrë 80% të votave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit