Meta në Ankara, takim me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke

Mos i humb

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Ankara.

Gjatë kësaj vizite Meta zhvilloi takime me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke.
Meta u prit në takim sot nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
Meta dhe Babaxhan shprehën vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve por edhe midis dy partive.

“E urova Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane”, theksoi Meta në një reagim.

“Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë”, tha Meta.

Gjatë kësaj vizite, Meta u takua edhe me Ali Kiliç dhe Ali Hakan Ağaiğlu.

Gjithashtu Meta prezantoi edhe anetaren më të re të Partisë së Lirisë, të ngarkuar për Marrëdhëniet me Turqinë, Deniz Gücler.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit