Migracioni drejt MB/ Kurti siguron gatishmërinë e vendit për qendrën e kthimit

Mos i humb

Kosova është shprehur e gatshme të pranojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, si pjesë e planit të kryeministrit britanik Keir Starmer për krijimin e “qendrave të kthimit” për migrantët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur në një prononcim për Sky News se “Kosova ndjen si “detyrim politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse problemet ligjore mund të kapërcehen”.

Ai konfirmoi se po zhvillohen bisedime mes zyrtarëve nga të dy vendet rreth një marrëveshjeje për kthimin e emigrantëve për ata, kërkesat e të cilëve janë konsideruar të papranueshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe që presin deportimin në vendin e tyre të origjinës.

Një ekip i Ministrisë së Brendshme po shqyrton mundësitë se si mund të funksionojë një strukturë e tillë, sipas Sky News, megjithëse ende nuk i është bërë asnjë kërkesë zyrtare Kosovës për të pritur një strukturë.

Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër tha se : “Ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, e konsiderojmë se kjo është një detyrë e jonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitet të kufizuar, por duam të ju ndihmojmë, dhe ndërsa flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe avokatëve se si ta bëjmë këtë pa probleme për përfitim të ndërsjellë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit