Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Mos i humb

Moti i përkeqësuar në gjirin e Durrësit dhe në det të hapur ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimeve të anijeve të peshkimit.

Një natë më parë u ndërpre gjithashtu edhe lundrimi i njërit prej trageteve në linjën Durrës–Bari.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me dallgë të larta dhe erë të fortë, e bëjnë të rrezikshme daljen në det, duke cenuar sigurinë e mjeteve lundruese.
Sipas Autoritetit Portual, trageti që pezulloi lundrimin një natë më parë pritet të niset gjatë ditës së sotme, të hënën.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje peshkatarëve të respektojnë njoftimet zyrtare dhe të shmangin lundrimin deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe vendimi për rifillimin e plotë të aktivitetit do të merret në varësi të kushteve atmosferike detare.

Çfarë ndodhi me tragetet drejt Barit?

Kushtet e vështira atmosferike gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar vonesa dhe anulime në lundrimet ndërkombëtare nga Porti i Durrësit drejt Barit.

Autoriteti Portual njofton se një nga tragetet e planifikuara nuk arriti të nisej mbrëmjen e 4 janarit, duke detyruar kompanitë të ridrejtojnë pasagjerët drejt lundrimeve të sotme.

Oraret e reja për datën 5 janar

Për të gjithë udhëtarët që nisen sot nga Durrësi, këto janë oraret e përditësuara të mbërritjeve dhe nisjeve:

Trageti “Rigel VII”: Mbërrin në orën 11:00 dhe niset drejt Italisë në orën 13:00.

Trageti “Rigel V”: Pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe nisja parashikohet në orën 23:00.

Trageti “Rigel III”: Parashikohet të mbërrijë në orën 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.

Trageti “GNV Cristal”: Është akostuar tashmë në terminal dhe nisja e tij është planifikuar për në orën 23:00.

Kompanitë lundruese bëjnë me dije se pasagjerët e mbetur pezull nga anulimi i mbrëmshëm janë asistuar dhe do të udhëtojnë me nisjet e radhës gjatë ditës së sotme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit