Osmani në Gjermani, mban fjalim në Universitetin e Berlinit

Mos i humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani, ku sot do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit.

Në këtë paraqitje para studentëve, Osmani do të trajtojë temën e mbrojtjes së demokracisë.

Eventi pritet të tërheqë një pjesëmarrje të madhe të studentëve, pasi Universiteti i Berlinit aktualisht po organizon Javën e Takimeve me Personalitete Evropiane, ku marrin pjesë figura të njohura nga jeta politike dhe akademike e kontinentit.

Gjatë vizitës së saj në Gjermani, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh me përfaqësues të lartë dhe zyrtarë të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit