Paketa e Maleve, Demo: I japim “puls” zhvillimit të zonave rurale

Mos i humb

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, njofton se investimet nëpër bashki të vendit, janë rritur ndjeshëm dhe si pasojë shumë njerëz janë punësuar.

Ai thekson rëndësinë e zhvillimit ekonomik edhe në zonat më të thella, duke u fokusuar në turizëm dhe blegtori.

Ne kërkojmë të zhvillojmë ekonominë dhe në zona të thella, që kanë në fokus turizmin, blegtorinë etj. Ka potencial për të ecur sa më shpejt për zhvillimin e turizmit në zonat e thella të Shqipërisë”, tha Demo.

Ministri theksoi gjithashtu se nuk ka pasur keqkuptime në lidhje me territorin, pasi investimet janë bërë në toka shtetërore.

“Me zhvillimin, duam të kthejmë ata që janë larguar dhe të ndihmojmë ata që duan të investojnë në vend”, shtoi ai.

Kjo paketë pritet të japë impuls të ri për ekonominë lokale dhe punësimin, duke shfrytëzuar potencialin e maleve dhe zonave rurale për zhvillim të qëndrueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit