Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, deklaroi se Partia Demokratike do të votojë pro rritjes së rrogave të gjyqësorit.
Sipas tij, rritja e rrogave të gjyqtarëve sjell rritje të pavarësisë së tyre.
“PD do të votojë pro rritjes së pagave të gjyqësorit, si një nga hapat për rritjen e pavarësisë së gjyqësorit. Jam në dijeni që vetë shoqata e gjyqtarëve do të sjelli propozim dhe ne e inkurajojmë këtë. Një gjyqësor me paga më të larta, është një gjyqësorë i pavarur”, deklaroi ndër të tjera Basha.
Deklarata e Bashës vjen pasi sot në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare në rend të ditës është dhe votimi i rritjes së pagave për Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.


